Rorzacea është term me të cilin shprehet problem i skuqjes së lëkurës së fytyrës. Ato janë skuqje që ndeshen dhe të cilat i shpesh përcjellin edhe dukuritë si kapilaret në fytyrë, skuqje të vogla apo krimbat me qelb. Skuqjet lajrmohen në formë të vizave në fytyrë, ballë, hund dhe mjekërr e në raste tejet të ralla përfshinë edhe pjesë tjera të lëkurës. Disa hulumtime thonë se rozacea realisht është ndezje kronike e gjandrave dhjamore, gjë që për këtë arsye kërkon qasje serioze në trajtim dhe shërim. Rozacea është problem shëndetsor mirëpo pengesat më të mëdha shfaqen në aspektin estetik. Shumë njerëz kurr nuk kanë degjuar për këtë sëmundje dhe mendojnë se problemet e skuqjes së fytyrës janë pasojë e vjetërsisë. Në qoftë së Rozacea nuk shërohet me kohë në mënyrë adekuate, kapilaret në fytyrë mbeten gjithmonë të zgjeruara. Ekziston besim i përgjithshëm që simptomet e rozaces kryesisht lajrmohen si pasojë e faktorëve klimatik dhe atyre trashëgues, mirëpo në të ndikojnë edhe shprehitë jetësore.

Kush ka predispozita për t’ju shfaqur Rozacee?

Rozacea në fytyrë më së shumti haste tek personat fytyrë (çehre) të ndritshme të cilët vuajnë nga migrena. Është e pranishme tek të dy gjinit njejt, mirëpo tek gratë gjatë menopauzës lajmrohet shpesh. Statistikat kanë treguar se sëmnundja rozacea shpesh përcillet me zvoglim të sekrecionit të acidit të lukthit dhe me dëmtim të mëlqisë. Personat më të prekur me këtë sëmundje janë ata mbi moshën 40 vjeçare, por, ka raste kur shfaqet edhe tek të rinjët. Përveç alkoholit, shkaktarët më të shpeshtë për skuqje në fytyrë janë edhe çokolladat, çajet e forta, kafja dhe ushqimi djegës…Shumë studime thonë se edhe stresi është shkaktarë i rozaceas. Duke pasur parasysh që mekanizmat mbrojtës të organizmit nën stres nuk mund të funksionojnë në mënyrë efikase, hapen dyert për ndezje të ndryshme dhe për rozace. Nga ana tjetër është vërtetuar se shtimi i mineraleve dhe vitamineve në ushqim nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në këtë gjendje. Gjatë është hulumtuar veprimi i zinkut, por rezultatet e studimeve nuk kanë vërtetuar efekt pozitiv, kështu që shfrytëzimi i këtyre suplementave nuk rekomandohet.

Cila është preventive dhe çka duhet të bëhet që Rozacea të parandalohet?

Duhet patur kujdes në shprehitë jetësore e kur e themi këtë para se gjithash mendojmë në konsumim të kontrolluar të alkoholit. Nuk guxon të shfrytëzohen dhe konsumohen produkte të kujdesit dhe pastrimit të fytyrës me bazë alkoholike, maksimalisht duhet t’i shmangeni daljes në diell si dhe rënies së temeraturave të përnjëhershme.

Shërimi dhe tretmani i Rozacee

NSkuqjen e padëshirueshme leht do ta mënjanoni në qoftë se në ushqim fusni sa më shumë peshk të kaltërt, sallata të freskëta sezonale, tranguj të freskët të cilët e qetësojnë skuqjen. Gjithashtu ndihmojnë edhe drithrat integrale,sallatat jeshile, vetë për shkak të vitaminës E, arrat dhe fasulet, rrjedhimisht bishtajoret ku bënë pjesë edhe soja.

Para dhe pas shfytëzimit të Melemi i Maleve të Vjetra

Më shumë për tretmanin dhe shërimin mundë të lexoni KËTU!